Rinumërohen mbi 58% e votave në vendvotime
Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve me vota të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre.
Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar votat. Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Javën e kaluar, KQZ-ja me rekomandim të QNR-së mori vendimin, që të rinumërohen votat edhe 530 vendvotimeve të tjera.