Muriqi, flet pas superparaqitjes së mbrëmshme
Fenerbahce ka mposhtur Denizlisporin me rezultat 1:2 në ndeshjen e Superligës turke.
Më meritori për këtë fitore pa dyshim që ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi gol dhe bëri asistim.
Ylli i Kosovës ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse shënon ose jo, por rezultatet e skuadrës.
“Denizlispori kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”, u shpreh Muriqi.
“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”.
“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, theksoi midis tjerash sulmuesi i Kosovës.
Sulmuesi 25-vjeçar këtë edicion në tetë paraqitje ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe një asist. /IndeksOnline/