75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipdoni ende i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e Ulët – Lipjan, që nga 14 tetori i këtij viti është raportuar i zhdukur. Policia e Kosovës sot ka publikuar fotografinë e Shqipdonit dhe ka kërkuar nga qytetarët që nëse e shohin ta njoftojnë sa më parë policinë.

Njoftimi i plotë i policisë rajonale në Prishtinë:

Person i zhdukur

Ju njoftojmë se më 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e Ulët – Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar), analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intensivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr. 080019999.