75 Mall Live Search
17:33 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Azem Syla ftohet nga Gjykata Speciale!

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla.

Këtë lajm për Indeksonline e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Besnik Berisha.

Vetëm gjatë javës së kaluar tetë ish-komandantë dhe pjestarë të UÇK-së kanë marrë ftesa për intervistim.

Deri më tani numri i të ftuarve nga kjo Gjykatë ka arritur mbi 100./Indeksonline/