Vdekja enigmatike e biznesmenit shqiptar, gruaja: Ma bëri ajo ku**a
Arben Ishmaku, 42 vjeç, u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm pranë biznesit të tij në fshatin Melgushë, në anë të rrugës nacionale Shkodër-Bushat.
Dëshmitarët bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo kurva!”.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ndërkohë nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e 42- vjeçarit. Pranë trupit të pajetë u gjet edhe një çifte.
Njoftimi i policisë
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afërsi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
*Foto nga vendi i ngjarjes


