75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i PDK-së reagon pas publikimit të raportit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit

Sot, familjes Dehari, i’u dorëzua raporti i shteti zviceran për vdekjen e Astrit Deharit.

Për këtë reagoi edhe sekretari i PDK-së për Prishtinë, Bujar Cakolli i cili tha se rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, edhe pas raportit të ekspertëve zviceran, kërkojnë vazhdimësi të ekspertizës deri në konfirmimin final të shkakut të vdekjes së tij, e cila sigurisht duhet të përjashtojë të gjitha mundësitë tjera.

“Respekti që duhet të tregojë opinioni kundrejt familjes Dehari, për hir të ndjeshmërisë së rastit dhe faktit që ende nuk janë përjashtuar të gjitha opsionet e mënyrës se si ka vdekur Astriti – është i nevojshëm më shumë se kurrë”, shtoi Cakolli.

“Qëllimi përfundimtar dhe më i rëndësishëm është vënia e drejtësisë në vend për Astritin dhe ardhja deri te e verteta”./Indeksonline/