75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli, flet në takimin me ambasadoren e Greqisë për fuqizimin e raporteve Kosovë-Greqi

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për fuqizimin e raporteve midis Kosovës dhe Greqisë në takimin me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Chryssoula Aliferi. Në këtë takim, gjithashtu u konfirmua mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

Sipas komunikats së Ministrisë së Jashtme thuhet se për ministrin në detyrë Pacolli, Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës, si edhe fqinji rajonal i saj, përcjëll Indeksonline.

 “Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives evroatlantike të Kosovës”, tha Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh”, njofton MPJ-ja.

Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve midis dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik./Indeksonline/