75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trepça ’89 e rikthen Ballkanin në krye të Superligës

Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës.

Golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Baftiu në minutën e 18-të, Hoxha në minutën e 22-të dhe Topalli në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka befasuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 0-2.

Golat për “Skifterat” i shënuan Manaj në minutën e 62-të dhe Hoti në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Ballkani rikthehet në krye me 26 pikë, dy më shumë se Gjilani ndërsa Trepça ’89 është në vendin e tetë me 16 pikë. /IndeksOnline/