16 vjeçari që u vetëvra, donte të largohej nga vendi për një jetë më të mirë
Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është vetëvarur ditën e sotme në fshatit Verri, të Fierit.
FaxNews mëson se 16 vjeçari është Gjergji Tashi, i cili jetonte me prindrit në fshatin Vërri. Tashi jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai i tij trajtohet me kemp.
Banorët e fshatit, shprehen se Gjergji Tashi u kërkonte prindërve të largohej në emigrim dhe të linte shkollën.
Prindërit nuk pranonin të largohej dhe kjo mendohet që ka qënë arsyeja që 16 vjeçari ti jepte fund jetës.
Njoftimi zyrtar:
Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
