Atalanta e “frikshme” e Gasperinit, skuadra më “vrasëse” në histori të Serie A
Atalanta ka mposhtur Udinesen me rezultat 7-1 në ndeshjen e xhiros së 9-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka shënuar 28 gola në këtë çerek kampionati.
Me këtë rast bëhet skuadra me më shumë gola të shënuar në nëntë javët e para në histori të Serie A.
Gjithashtu, vetëm dy skuadra (Ajax dhe Manchester City) kanë shënuar më shumë gola në gjithë Evropën (një më shumë).
Arritje shumë e madhe e Atalantës, e cila për herë të parë këtë vit ka marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/