75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Supertalenti që pritet ta vesh fanellën e Kosovës, sot rezervist te Bayern Munchen

Nga ora 20:00, Bayern Munchen luan si mysafir i Bochum në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Trajneri Niko Kovaç ka publikuar formacionin për këtë ndeshje.

Në stolin e skuadrës bavareze është edhe ylli nga Kosova, Leon Dajaku.

Ai mund të inkuadrohet gjatë lojës për të debutuar me skuadrën e parë të gjigantëve gjerman.

Dajaku është pjesë e të rinjve të Gjermanisë por është në negociata për t’iu bashkuar “Dardanëve”. /IndeksOnline/