75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbahet premtimi, zhvendosen kurdët nga kufiri siriano-turk

Milicia kurde u zhvendos nga kufiri siriano-turk, sipas marrëveshjes së bërë midis presidentëve Putin dhe Erdogan gjatë një takimi në Sochi. Lajmin e konfirmoi për mediat ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili shtoi se ata janë pozicionuar në një vendndodhje tjetër dhe ajo zonë kontrollohet tashmë nga ushtritë të Rusisë dhe Turqisë, sipas marrëveshjes së arritur.

Hapi i radhës parashikon që zyrtarë të besuar të Erdoganit të kontrollojnë sa e vërtetë është kjo dhe nëse kurdët janë spostuar apo jo 30 km larg zonës kufitare. Afati përfundimtar për këtë lëvizje ishte ora 15:00 e të së martës, me orën lokale turke.