75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

KFOR-i viziton “Devolli Corporation”

Koloneli italian i KFOR-it, Salvatore Sansone, së bashku me ekipin e tij sot vizitpo fabrikën e “Devolli Corporation”, ku u njoh me punën dhe prodhimin e produkteve të kafesë espresso , turke dhe asaj instant.

Në këtë vizitë koloneli italian u prit nga përfaqësuesit e korporatës Devolli me ç’ rast, Ismet Bojku e falënderoi atë dhe trupat e tjerë të KFOR-it, të cilët kanë shprehur dëshirën të vizitonin “Devolli Corporation”.

Ai tha se “Devolli Corporation” çdo ditë po rritet e kjo falë viteve të punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme.