75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trendi i shoferëve në Prishtinë, të parkohen vend e pavend e këtë ta vuajnë këmbësorët!

Vetura të shumta shihen çdo ditë rrugëve të Prishtinës. Por jo vetëm rrugëve të cilat janë të dedikuar për shoferët.

Shumë prej tyre zgjedhin që të bllokojnë trotuaret, hapësirat e gjelbëruara e shpesh të parkohen vend e pavend.

Një trend i tillë vazhdoi edhe sot në Prishtinë, në thuajse secilën lagje, transmeton Indeksonline.

Taksi ilegale që ndalohen në Dardani tek Ora, vetura zyrtare që ndalojnë ku nuk u lejohet, vetura të tjera që zënë trotuaret në Ulpianë e shumë shkelje të tilla të rregullave të trafikut.

Sigurisht se pasojat e gjithë kësaj po i vuajnë këmbësorët, që shpesh herë mbesin pa hapësirë adekuate për të qarkulluar./Indeksonline/