Lipjan: Dërgohet në strehimore, një grua me 5 fëmijët, burri e torturonte psikikisht dhe fizikisht
Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Madje numri i rasteve është i madh, e viktimat vazhdojnë të jenë femrat.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me një rast të tillë që ka ndodhur në Lipjan, mëngjesin e së mërkurës.
“Ankuesja femër k-shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull k-shqiptar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt”./Indeksonline/