75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sokoli apo Bunjaku, ja cili trajner i duhet Niklit, sipas Dragushës?

Feronikeli gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin e skuadrës, Dejan Vukiçeviq.

“Pas një bisede të trajnerit, Vukiçeviq dhe presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dytë janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukiçeviq nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit”, thuhej në njoftimin e skuadrës nga Drenasi.

Dy emrat më të përfolur për të drejtuar Niklin nga të ardhmen janë, Bylbyl Sokoli dhe ish- përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.

Analisti dhe njohësi i mirë i futbollit kosovar, Mehmet Dragusha, në një intervistë për KosovaPressin ka folur rreth këtyre dy trajnerëve, duke i cilësuar të dy si shumë të mirë për stolin e Niklit.

“Të dy trajnerët janë shumë të mirë. Bylbyl Sokoli ka përvojë të madhe me klubet kosovare dhe është direkt i kyçur në problemet e brendshme dhe të jashtme që kanë të bëjnë me rrethanat që krijohen në raportin klub – lojtar. Edhe Abert Bunjaku është trajner i mirë, ka një përvojë me kombëtare që është plus i madh për karrierën e tij. Edhe ky besoj që mund ti jap kahje tjetër klubit dhe mund ta drejtoj me sukses në vazhdim”, tha fillimisht Dragusha.

Ai në fund ka edhe një mesazh për trajnerin, i cili do të jetë në stolin e skuadrës nga Drenasi.

“Së pari ai trajner që e i bashkohet Niklit, mendoj se duhet të punojë në anën psikologjike me lojtarët e sidomos me harmonin që kohëve të fundit është larg asaj që jemi mësuar ta shohim tek Feronikeli”, përfundoi Dragusha.

Kujtojmë se Feronikeli pas 12 javëve të zhvilluara gjendet në pozitën e gjashtë me vetëm 19 pikë të grumbulluara.