A është Albert Bunjaku në negociata me Feronikelin? Përgjigjet presidenti Ramaj
Skuadra e Feronikelit të mërkurën ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dejan Vukiçeviq.
Malazezi qëndroi në krye të kampionit aktual vetëm dy muaj. Kryesia e klubit nga Drenasi tashmë ka filluar bisedimet me trajnerë të ndryshëm për të gjetur zëvendësuesin e Vukiçeviqit.
Një nga emrat që është lakuar më së shumti në mediumet tona është ish trajneri i Kosovës Albert Bunjaku.
Indeksonline ka kontaktuar me presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj, i cili ka mohuar këtë lajm.
“Jo, jo nuk është e vertëtë. Jemi në bisedime me 2-3 trajnerë por jo me Albert Bunjakun” deklaroi Ramaj për Indeksonline.
Feronikeli do të ketë punë për të mbrojtur titullin e kampionit sivjet.
Aktualisht është në vendin e 6-të me 19 pikë, 7 më pak se lideri Ballkani. /Indeksonline/