75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tyson Fury fiton në debutim në WWE

Ylli britanik i boksit, Fury, ka zhvilluar duelin e tij të parë në WWE, kundër Braun Strowman.

Fury ka arritur që ta fitojë duelin e tij të parë, edhe pse nuk shihej si favorit për këtë duel, duke pasur parasysh se ishte i  pari për të.

Dueli i Fury u zhvillua në Arabinë Saudite, dhe britaniku hyri në skenë me një veshje tradicionale arabe, duke bërë për vete publikun.

Nuk dihet nëse ‘Gypsy King’ do ta vazhdojë karrierën në Wrestling pas kësaj ndeshje./Indeksonline/