Palmer nesër në Kosovë, takohet me presidentin Thaçi!
Përfaqësuesi Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nesër do të vijë në Kosovë.
Ai nga ora 13:30 do të zhvilloj një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Kabinetin e Presidentit.
Palmer do të flas para një publiku të të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik./Indeksonline/