75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina mposhtet thellë nga Beshiktashi

Kampionia e Kosovës në basketboll për femrat, Mabetex Prishtina është mundur nga Besiktasi me rezultat 58:95 (20:32, 15:21, 10:27, 13:15). Ndeshja u zhvillua në kuadër të grupeve të FIBA EuroCup Women.

Besiktasi e nisi më mirë ndeshjen, duke hyrë në një seri prej 9:0, megjithatë, vashat prishtinase nuk u dorëzuan dhe u kthyen në lojë, ku shkëlqeu Irma Konjusha me 11 pikë, derisa çereku i parë përfundon 20:32 për mysafiret.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në çerekun e dytë, me vendëset që luftuan për çdo top, derisa kjo pjesë përfundon 15:21 në të mirë të Besiktas-it, që shkon në pushim me rezultat 35:53.

Skuadra mysafire ishte më e mirë në periodën e tretë që e fiton 10:27 dhe atë të fundit 13:15 për të fituar ndeshjen 58:95.

Te Prishtina u dalluan Irma Konjusha me 20 pikë dhe Nyilah Dominique Jamison-Myers me 16 pikë dhe 6 kërcime. Kurse te skuadra mysafire më e mira ishte Yvonne Anderson me 22 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Prishtinën nga tri ndeshje të zhvilluara, kurse fitorja e parë për Besiktarin pas tri ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme, Mabetex Prishtina e zhvillon ndaj MBA Moscow më 7 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Indeksonline/