Palmer para studentëve kosovarë: “Ju e meritoni anëtarësimin në EU, NATO dhe botën ”
I dërguari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka mbajtur sot një fjalim para sudentëve të Kosoëes dhe shoqërisë civile, shkruan Indeksonline.
Palmer ka përshëndetur procesin zgjedhor të 6 tetorit.
“Kosova dëshmoi për zgjedhje demokratike në tetor, dhe se i duhet një qeveri e cila transmeton zërin e popullsisë”, ka thënë ai.
Palmer vuri në theks dialogun me Serbinë.
Ai tha se marrëdhëniet e përmirësuara me shtetin fqinjë hapin mundësinë për krijimin e vendeve të punës.
Por Palmer fuqishëm iu ka drejtuar kosovarëve duke thënë se Kosova meriton më shume se vetëm mbështetjen e SHBA-së.
“ Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se partneritet të fortë me SHBA-të, e meritoni BE-në, NATO-n dhe OKB-në, e gjithsesi anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Shumë njerëz këtu janë skeptik rreth dialogut, por shikoni se çka ka arritur Kosova me dialog. Kosova e ka përfaqësuar veten dhe interesat e saj. Dialogu trasoi rrugën që 5 vendet e Ballkanit Përendimor të bëhen gjashtë, dhe me të gjitha drejtat e barabarta ”, ka thënë ai./Indeksonline/