Ky ishte reagimi i Avdijajt pasi u zëvendësua
Avidjaj dje përjetoi një “turpërim” nga trajneri i Trabzonsporit, Ünal Karaman pasi u u zëvendësua në fund të ndeshjes edhe pse ishte inkuadruar në fillim të pjesës së dytë.
Ish sulmuesi i Schalke 04 u inkuadrua në minutën e 46-të dhe u zëvendësua në minutën e 82-të, duke zhvilluar vetëm 36 minuta, në ndeshjen të cilën e Trabzonspor e humbi kundër Goztepe para shikuesve të vetë me rezultat 0:1.
Mediet turke kanë raportuar se arsyeja e zëvendësimit të Avdijajt është mos angazhimi i duhur për gjatë minutave sa ishte në fushë dhe kjo kishte acaruar trajnerin turk.