75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skandal në Serie A, kore raciste ndaj Balotelli, por kundërpërgjigja e tij ishte fantastike

Serie A vazhdon të përballet me skandalin e racizmit nëpër stadiume.

Këtë radhë është prekur futbollisti i Brescias, Mario Balotelli.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit është fyer sa herë që e ka kapur topin nga tifozët e skuadrës së Rrahmanit dhe Kumbullës.

Ai fillimisht doli nga loja dhe nuk luajti disa sekonda.

Më pas u inkuadrua përsëri dhe përgjigjia ishte më e mira e një futbollisti.

Balotelli realizoi supergol në këtë ndeshje. /IndeksOnline/