Manchester City- pa “trurin” e skuadrës në ndeshjen kundër Liverpoolit
Fundjava e ardhshme, do të jetë më e madhja në futbollin anglez.
Liverpooli do të luajë kundër Manchester Cityt, dy skuadrat që edhe këtë sezon do të synojnë titullin e Premierligës.
Kampionët në fuqi, do të jenë të hendikepuara për sfidën më të rëndësishme të sezonit, shkruan Indeksonline.
Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se David Silva nuk do të jetë i gatshëm të luajë në këtë ndeshje.
“Unë nuk fola me mjekun, por kur ai ka një problem muskulor dhe nuk mund të luajë më shumë minuta, kjo është për shkak se ai ka diçka. Kur është problem muskulor, gjithmonë është minimumi 10 deri në 12 ditë. Pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë, ai më tha që kishte një problem muskulor“, ka thënë Guardiola.
Liverpooli është e para në Premierligë me 31 pikë derisa Manchester City në vendin e dytë me 25 pikë. /IndeksOnline/