75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kalon momente të jashtëzakonshme, Vardy shpallet futbollist i muajit

Jamie Vardy ka zhvilluar një muaj fantastik me fanellën e Leicesterit.

Sulmuesi anglez, aktualisht golashënuesi më i mirë në Premierligë është shpallur nga tifozët si më i miri i muajit tetor.

Vardy ka qenë më i votuari në faqen zyrtare të Federatës Angleze të Futbollit.

32-vjeçari ka shënuar 10 gola deri tani, kurse Leicesteri është në vendin e tretë me 23 pikë. /IndeksOnline/