Guti rikthehet pas një kohë të gjatë në skenë, emërohet trajner i kësaj skuadre
Një nga legjendat e Real Madridit, José María Gutiérrez – Guti, ka filluar për herë të parë punën e trajnerit si profesionist.
Spanjolli është emëruar trajner i Almerias.
Kjo e fundit shkarkoi trajnerin Pedro Emanuel për shkak të rezultateve negative, transmeton Indeksonline.
Almeria bën gara në ligën e dytë të Spanjës dhe synimi është të rikthehet në La Liga.
Aktualisht janë në vendin e 2-të me 24 pikë, 10 më pak se lideri Cadiz.
Ndryshe, Guti ka qenë trajner i të rinjëve te Real Madridi dhe një vit ishte asistent te skuadra turke Beshiktash. /Indeksonline/