Kamera në shkollat e komunës së Skenderajt, ndahen 60 mijë euro
Nxënësit e komunës së Skenderajt, brenda një periudhe të shkurtër do të monitorohen nga kamerat.
Kështu është paraparë nga institucioni komunal, i cili ka hapur edhe tender.
Për tenderin “Furnizimi dhe vendosja e kamerave në shkollat e Komunës së Skenderajt”, janë ndarë hiç më pak se 60.000,00 euro, shkruan Indeksonline.
Tutje, kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është për 36 muaj. /Indeksonline/

