75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Icardi “harron” dashurinë për Interin: Dua të qëndroj në Paris

Mauro Icardi më në fund ka gjetur paqe. Pas muajve të tërë kur emri i tij përmendej vetëm për krisjen me Interin dhe jo për aftësitë si futbollist, duket se tashmë argjentinasi është i qetë dhe po bën atë çfarë dashuron më shumë, të luajë futboll. 

26-vjeçari ka gjetur veten nën hijen e kullës Eiffel, duke u shndërruar menjëherë në një personazh kryesor te PSG-ja.

Tifozët kanë nisur ta duan dhe marrëdhënia me shokët e skuadrës është optimale. Për ta përmbledhur, Icardi nuk dëshiron më të kthehet tek Interi, edhe pse kartonin e tij e zotërojnë ende zikaltrit.

“Dua të vazhdoj të tregoj cilësitë e mia në fushë, duhet të vazhdoj kështu edhe në muajt e ardhshëm. A do të qëndroj edhe përtej këtij sezoni? Kjo mbetet për t’u parë. Sigurisht, të luash për një klub si PSG-ja është diçka e rëndësishme, sepse është një ndër klubet më të mira në botë. Do të bëj gjithçka që të qëndroj në Paris.”

Icardi ka realizuar 7 gola në 8 ndeshje për PSG-në, nëse klubi francez vendos ta ketë në skuadër për më shumë se një sezon. atëherë duhet të kalojë në llogarinë e Interit 70 milionë euro.