Austria publikon listën anti-Kosovë, asnjë shqiptar aty
Kombëtarja e Austrisë U21 ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Kosovës U21 dhe Hungarisë U21.
Ky do të jetë ballafaqimi i parë ndonjëherë midis Austrisë dhe Kosovës, që i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
Ndonëse ka shumë shqiptarë që luajnë në këtë vend, trajneri Werner Gregoritsch nuk e ka ftuar asnjërin.
Aktualisht Austria mban vendin e 2-të në grup më 9 pikë, 3 më tepër se Kosova.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten më 15 nëntor nga orë 18:00 në Josko Arena.
/Indekonline/
