75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pique ngushllon tifozët: Mund të fitojmë tripletën, na ka ndodhur kështu edhe një herë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas barazimit kundër Slavias së Pragues.

Ai mendon se tifozët duhet të kenë durim dhe kujton kohën kur i drejtonte Luis Enrique.

“Tifozët duhet të kenë durim. E dimë dhe vetë se nuk po kalojmë momente të mira dhe po gabojmë. E bëmë ndaj Levantes e bëmë dhe sot. Duhej të kishim shënuar dhe t’i justikonim rastet që na erdhëm.

“Mos harroni se dhe në 6 muajt e parë me Luis Enriquen e nisëm shumë dobët, por në fund fituam tripletën. Ku i dihet, mund të ndodhë e njëjta gjë”, ka thënë Pique pas ndeshjes. /IndeksOnline/