Zbardhet e vërteta e vdekjes së punëtorit, në Milloshevë, u godit nga kapaku i cisternës së betonit
Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në vendin e punës, në Milloshevë.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për R.C, i moshës rreth 60 vjeçare.
Ndërsa, Policia ka njoftuar për mënyrën se si ka vdekur ai.
“Obiliq 05.11.2019-13:30. Raportohet se viktima mashkull shqiptar, punëtor në një kompani, derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/