75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtina – Feronikeli, formacionet zyrtare

Prishtina do ta presë në shtëpi skuadrën e Feronikelit, sonte me fillim nga ora 18:00 në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës.

Pas barazimit pa gola me Dukagjinin, fitorja kundër Feronikelit tani më është imperativi i vetëm i skuadrës së Prishtinës.

Kujtojmë që Nikli nuk është duke kaluar në një formë të mirë dhe në këtë ndeshje vjen pas humbjes nga Ballkani me rezultat 0:2 në Drenas.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilët do të nisin ndeshjen.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Ibrahimi, Bekteshi, Haliti, Bardhoku, Miftaraj, Ahmeti, Krasniqi, Korenica,Januzi.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Islami, Thaqi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Carioca, Hoti, Rexha.