75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje komenton takimin e fundit me LDK: Gjetëm pajtueshmëri në shumicën e temave

Sot është mbajtur takimi i fundit i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

LVV përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky takim u zhvillua në frymë konstruktive dhe se u gjetë pajtueshmëri në shumicën e temave, shkruan Indeksonline.

Ata kanë lajmëruar që takimi i radhës do të mbahet në nivel kryetarësh.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të LVV-së:

Përfundon cikli i takimeve të grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt takimi i fundit i grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë takim, tema kryesore ishin mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata.

Edhe ky takim u zhvillua në frymë konstruktive, ku u gjet pajtueshmëri për shumicën e temave në fjalë.

Takimet e rradhës pritet të mbahen në nivel kryetarësh të subjekteve.

7 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!