75 Mall Live Search
08:23 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Clippersat vazhdojnë me formë të lartë, fitore edhe për Miamin dhe Spursat

Los Angeles Clippersat kanë arritur fitore ndaj Portlandit me rezultat të ngushtë 107:101, me Clippersat, duke e siguruar fitoren vetëm në çerekun e fundit pasi që paraprakisht në të tretin ishin duke pësuar.

Fitore arriti edhe Miami Heati ndaj Phoenis Sunsat me rezultat të thellë 108:124, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Miami e “blindon” pozitën e parë.

Fitore jo edhe aq të lehtë arriti edhe San Antonio Spurs, që mposhti Oklahoman me rezultat 121:112./Indeksonline/