75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Legjendat’ e Llapit kanë një dhuratë për Tahir Batatinën

Llapi është duke luajtur kundër Prishtinës në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

E tifozët e Llapit, ‘Legjendat’ kanë një ‘dhuratë ’ për trajnerin e tyre Tahir Batatinën. Ata kanë vendosur një veturë luksose BMW, afër stadiumit me mbi shkrimin ‘Dhuratë për kryetrajnerin Tahir Batatina’.

Po ashtu në këtë ndeshje edhe janë rikthyer tifozët të cilët në dy ndeshjet e kaluara e kishin të ndaluar të hynin në stadium./Indeksonline/.