Përsëri ai, Zhegrova futet sërish në formacionin e javës në Zvicër
“Blick”, sapo ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Dhe, për të dytën herë me radhë, Edon Zhegrova, zë vend në formacionin e javës.
Ylli kosovar ka patur paraqitje të suksesshme dje për Baselin në fitoren në udhëtim ndaj Luganos, shkruan Indeksonline.
Ky është lajm fantastik për Kosovën para dy ndeshjeve vendimtare, ndaj Çekisë e Anglisë./Indeksonline/

.