Mourinho, Guardiolës: Mos protesto kot, të mposhtën me lojë
Jose Mourinho i ka quajtur të kota protestat e Pep Guardiolës pas ndeshjes me Liverpoolin. Sipas Mourinhos, Liverpooli e ka fituar ndeshjen me meritë dhe pa ndihmën e gjyqtarëve.
“Loja ishte vërtet e mirë. Të gjithë e dinë se sa skuadër e fort është Liverpooli. Jo më kot janë kampionët e Evropës. Manchester City është skuadër e njohur për të vajtuar një javë një episod ndeshje. Guardiola duhet të përqëndrohet te loja e skuadrës së tij dhe çfarë duhet përmirësuar në ndeshjet e ardhshme.
Derbin e fitoi skuadra më e mirë. Mbrojta e Cityt lejonte shumë hapësirë për treshen sulmuese të Liverpoolit. Me Salahun e Manen në krah dhe një Firmino në mes, duhet të luani aq fuqishëm për t’i ndalur”, ka thënë Mourinho./Indeksonline/