Edi Reja:Cikalleshi, mungesë e madhe për Shqipërinë
Përzgjedhësi i Kombëtarës së Shqipërisë, italiani Edi Reja, ka dalë në një konferencë shtypi para ndeshjes me Andorrën.
Ai ka shprehur keqardhjen, që Cikalleshi nuk është në funksion pasi i duhet ta ndryshojë komplet sistemin e lojës, shkruan Indeksonline.
Më tëj shtoi se e preferuara e tij është vendosja 4-3-3, ndërsa në mungesë të Sokolit do mendojë për të shkuar në 5-3-2, formacion ky më tepër defansiv.
Por ai tha se të mendosh të luash me 5 mbrojtës jep përshtypjen që je duke luajtur shumë defansiv, por në mënyrën se si ne aplikojmë lojën, mbrojtësit tanë të krahut përparojnë shumë shpejtë përpara.
Reja tha se dy ardhjet në Kombëtare do jenë opsione shumë të mira për të pasur minuta në përballje me Andorrën, ndonëse Kamberi ka ardhur nga një lendim në kavilje.
/Indeksonline/