13:32 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I tha: “Mos u bëj budalla!”, Erdogani takon Trumpin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se lufta kundër organizatës terroriste FETO do të jetë pika kryesore e agjendës gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka ndërmarrë disa hapa dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për ekstradimin e liderit terrorist (Fetullah Gülen) në Pensilvani”, tha Erdogani para gazetarëve në Aeroportin e Ankarasë para nisjes për në Washington për bisedime zyrtare me homologun e tij Trump.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, nga i cili 251 njerëz humbën jetën dhe rreth 2.200 u plagosën.

Presidenti turk tha se vendi i tij do të dëshmojë me dokumente se takimi i SHBA-së me drejtuesin terrorist të YPG-PKK, Ferhat Abdi Şahin, “është i gabuar”

“Turqia dëshiron të fillojë një periudhë të re me SHBA-në për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e dy vendeve”, theksoi Erdoğani.

Vizita e presidentitt turk vjen pas një marrëveshjeje të arritur më 17 tetor me SHBA-në, sipas së cilës terroristët e YPG-PKK-së do të tërhiqeshin nga rajoni ku Turqia nisi operacionin antiterrorist: “Burimi i paqes” në veri të Sirisë.

Turqia është ankuar se terroristët e YPG-PKK-së, të cilët SHBA-ja i ka konsderuar si aleatë, nuk janë larguar nga zona dhe vazhdojnë të kryejnë sulme.

“Rusia e as SHBA-ja, nuk kanë arritur t’i largonin organizatat terroriste. Në këtë do ta diskutojmë me Trumpin, ndërsa pas kthimit edhe me Putinin nëpërmjet telefonit”, tha Erdoğani.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin: “Burimi i paqes” për të eleminuar terroristët e YPG-PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja kërkon që organizata terroriste YPG-PKK të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për të hapur rrugën për kthimin e sigurt të rreth dy milionë refugjatëve.

Më 22 tetor, Turqia arrit një marrëveshje edhe me Rusinë, e cila parashihte që terroristët e YPG-PKK-së të tërhiqen sërish rreth 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.