Ata që pritëm më së shumti prej tyre, dhanë më së paku
Kosova u mposht nga Çekia mbrëmë dhe humbi shpresat për kualifikim përmes eliminatoreve dhe tani i mbetet mundësdia e fundit që të “shkel” Evropianin me anë të Ligës së Kombeve.
Paraqitja e “Dardanëve” nuk ishte e atij niveli që jemi mësuar ta shohim, çka vendosi edhe fatin e kësaj ndeshjeje, shkruan Indeksonline.
Pas ndeshjes, u treguan edhe notat e lojtarëve për këtë ndeshje dhe shohim se Bersant Celina dhe Milot Rashica u vlerësuan me performancën më të dobët.
Tifozët kanë pritur shumë më shumë nga ta pasi që po shkëlqejnë me skuadrat e tyre, Werder Bremen përkatësisht Swansea, megjithatë në asnjë moment nuk arritën të linin gjurmë në këtë takim.
Celina u vlerësua me notën 6.2 ndërsa Rashica me 6.8./Indeksonline/