75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E tmerrshme rruga në “Taslixhe”, qytetarët fajësojnë ujësjellsin “Prishtina” për prishje të rrugës

Rruga “Mehmet Akif Ersoy”, në lagjen Taslixhe, është e tmerrshme.

Qytetarët po fajësojnë “ujësjellsin “Prishtina” për këtë gjendje, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre, pas një intervenimi  për shkak të një gypi shpërthyes, ujësjellsi kishte bërë dy gropa, njërën gabimisht e tjetrën për të rregulluar gypin.

Pas intervenimit këto gropa vetëm janë mbuluar me dhe, i cili është larguar shumë shpejt dhe po dëmton veturat.

Qytetarët pohojnë se kjo është rruga e vetme për qarkullim të banorëve, pasi që rruga tjetër tek udhëkryqi Gërmi-Velani është e mbylluar tash e dy muaj./Indeksonline/