Një gjeneratë e re po vjen, Brazili u17 shpallet kampion bote
Brazili u17 është shpallur kampion i Botës në futboll pasi në finale ka mposhtur Meksikën me rezultat 2-1.
Në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bezerrao” në Brazil, vendasit fituan vetëm në minutën e 93-të, shkruan Indeksonline.
Meksikanët kaluan të parët në epërsi me golin e Gonzalez në minutën e 66-të të ndeshjes.
Brazili u rikthye në minutat e fundit, fillimisht duke barazuar në minutën e 83-të me anë të Kaio Jorge dhe në minutën e 93-të golin e fitores e shënoi Lazaro.
Vendin e tretë në këtë turne e zuri Franca deri të katërtit dolën holandezët. /IndeksOnline/
