75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen 706 votat, nga 1.407 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënën janë rinumëruar 132 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se sipas të dhënave të deritashme janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.

”Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, tha ai /kk/.