Agjentët e Beshkitashit erdhën për ta ndjekur këtë futbollist të Kosovës
Paraqitjet e mira të Kombëtares së Kosovës në ciklin kualifikues për Euro 2020, kanë bërë që të rritet interesimi për shumë futbollistë nga ekipet e njohura evropiane.
Mediumi turk “Fotospor” shkruan se Beshiktashi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Idriz Voca, transmeton Indeksonline.
Agjenti i klubit turk ishte prezent në Doosan Arena për të ndjekur nga afër Vocën, por fatkeqsisht ai nuk u inkuadrua fare në lojë kundër Çekisë.
Vlera në treg e mesfushorit të Luzernit është afërsisht 2 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale me klubin zviceran skadon në qershor të vitit 2021.
/Indeksonline/