Statistikat interesante të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020, ja të gjithë golashënuesit
Kombëtarja e Kosovës morri pjesë për herë të parë në kualifikime për kampionatin evropian.
Të dielën në me disfatën 0-4 kundër Anglisë, u mbyll cikli prej 8 ndeshjeve për ekipin tonë, shkruan Indeksonline.
Në përgjithësi “dardanët” realizuan 13 gola me 8 realizatorë të ndryshëm, 3 sulmues, 3 mesfushorë dhe 2 mbrojtës.
Kjo është lista e plotë e golave të shënuar:
Vedat Muriqi 4 gola, kundër Anglisë, Çekisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë
Milot Rashica 2 gola, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë
Valon Berisha 2 gola, kundër Anglisë
Amir Rrahmani 1 gol, kundër Malit të Zi
Mërgim Vojvoda 1 gol, kundër Çekisë
Elbasan Rashani 1 gol, kundër Bullgarisë
Arbër Zeneli 1 gol, kundër Bullgarisë
Atdhe Nuhiu 1 gol kundër Çekisë.
Vlen të theksohet se nga 13 golat e realizuar vetëm 1 ishte nga jashtë zonës së rreptësisë.
Arbër Zeneli kishte shënuar nga 24 metra distancë kundër Bullgarisë në Prishtinë.
Kjo është harta e golave tjerë të shënuar nga futbollistët e Bernard Challandes.
/Indeksonline/