75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Z-mobile Prishtina për “jetë ose vdekje”, ndaj Bayeruthit

Skuadra më e suksesshme kosovare në basketboll, Z-mobile Prishtina ka bërë udhëtim të jashtëzakonshëm në FIBA Eurocup.

Kur kanë mbetur edhe dy lojë të grupit, Prishtinës i duhet vetëm fitorja kundër ekipit gjerman, Medi Bayeruth, shkruan Indeksonline.

Sonte në pallatin e rinisë dhe sporteve “Adem Jashari” nga ora 19:00, Plisat dhe Prishtina frymon sport, me ekipin e qytetit që synon arritjen historike në këtë garë.

Prishtina edhe më parë ishte pjesë e kësaj gare, por asnjëherë nuk ka qenë më afër kualifikimit në fazën e eliminimit.

/Indeksonline/