75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pochettino: Do të më pëlqente të rikthehesha në Spanjë

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka pranuar se dëshiron të rikthehet në Kampionatin spanjoll.

Dje Pochettino u shkarkua nga posti i Spursit për shkak të rezultateve të dobëta dhe trajneri i ardhshëm i klubit anglez u emërua Jose Mourinho.

Tekniku argjentinas ka thënë se i pëlqen La Liga dhe dëshiron ta provojë edhe një herë sfidën e vështirë, transmeton KosovaPressi.

“Jam latin, e dua qytetin, La Ligan dhe Espanyolen. U kënaqa në Angli, por nuk e di se kur dhe ku do të transferohem, por më pëlqen të rikthehem në Spanjë”, deklaroi ai.

Pochettino më herët ka qenë në krye të Espanyolas para se të transferohej në Angli te Southamptoni.

/Indeksonline/