Të ardhurat vjetore të trajnerëve, në Premierligën angleze
Njëra ndër ligat më të ndjekura në botë, ajo e Anglisë, cilësohet se ka trajnerët më të mirë të botës në menaxhim të klubeve.
Të ardhurat e drejtuesve të shtabeve teknike janë të majme, derisa sot Mourinho nënshkroi kontratën 3- vjeçare me Tottenhamin, si edhe do të fitojë 15 milionë funte në vit.
Por kush prinë në listën e më të paguarve në Ligën Premier, Indeksonline ju sjell më poshtë nga më i paguari deri tek ai që merr më pak.
Në pozitën e parë është Pep Guardiola që shton në kontot vjetore 20 milionë funte, 5 më shumë se vendi i dytë Mourinho me 15.
Diferencë të madhe me dy vendet e para ka kampioni i Evropës me Liverpoolin, gjermani Jurgen Klopp me 7.5 milionë në vit.
Identike është shifra e Solskjaerit me teknikun Klopp, 7.5 milionë funte edhe për norvegjezin.
7 milionë është shifra që kap Pellegrini te West Hami, një më pak arkëton Unai Emery tek Arsenali.
Ndërsa Chelsea e multimilionerit rus, Roman Abramovich nuk i jep më shumë se 5.5 milionë funte legjendës Lampard.
/Indeksonline/