Zhvillohet takimi i parë për Ibrahimovic, Raiola takohet me drejtuesit e Milanit
Milani është duke punuar për të rikthyer në “San Siro” Zlatan Ibrahimovicin.
Ylli suedez u largua nga LA Galaxy dhe ka hapur mundësinë për tu bashkuar me rosonerët në Serie A.
Sot është zhvilluar takimi i parë që mund të konkretizojë këtë transferim.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola është takuar me drejtuesit e Milanit.
Ata kanë biseduar rreth kushteve të lojtarit dhe jetëgjatësinë e kontratës në rast transferimi. /IndeksOnline/