Këtu mund të ndiqni ndeshjen e FIBA Europe Cup, Prishtina – Medi Bayeruth
KB Prishtina do të luajë sot ndeshjen e radhës si vendas në FIBA Euro Cup.
E kundërshtar i radhës sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të jetë skuadra gjermane, Medi Bayeruth.
Nga kjo skuadër, Prishtina kishte humbur ndeshjen e parë, andaj sot kërkon fitore në mënyrë që të jetë më e sigurt në vazhdimin e garave.
Prishtina në katër ndeshje ka dy fitore dhe katër humbje, dhe dy takimet e fundit tashmë do t’i ketë si vendas.
Ndryshe, ndeshjen që fillon nga ora 19:00 mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: